Dyer të shqyera, karrige përmbys. Kjo është panorama që vjen nga brenda selisë së Partisë Demokratike, pas largimit të turmës së protestuesve.
Pamjet tregojnë se brenda selisë gjithçka është shkatërruar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
E gjitha ngjan me një skenë krimi, ku dyert janë shqyer, karriget janë thyer, ndërsa shihet edhe një bombol gazi.