Nisin reagimet e para post-protestës së zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Policia ka nisur menjëherë me shoqërimet, ku mendohet se deri më tani kanë përfunduar në Komisariat fillimisht 10 persona, ndërkohë që gjithë selisë blu i është bënë shiriti i verdhë: Skenë krimi, mos kalo!
Gjithashtu reagime ka pasur edhe nga të huajit, më konkretisht prezenca e OSBE-së, ka bërë me dije se e kanë ndjekur nga pranë protestën, duke kërkuar që të tjerat të jenë paqësore. Berisha nga ana e tij, ka paralajmëruar protesta të tjera, duke u shprehur këmbëngulës se ai dhe demokratët e tjerë do të futen në selinë blu.
Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?
Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
(k.m/dosja.al)