Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë vënë kyçin derës hyrëse të selisë.
Siç shihet në videon që sjell gazetari Osman Stafa, dera kryesore e PD është kyçur me çelës e zinxhir.
Gazetari Stafa raporton se ky veprim është ndërmarrë vetëm pak minuta më parë, teksa Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të shkonte në seli për të mbajtur një deklaratë sot në orën 14:00.