Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Në pamjet e siguruara, shihet se si nga përplasja e dy makinave, e ka pësuar edhe një autoambulancë.
Sipas burimeve, dy makinat kanë qenë me shpejtësi të madhe, e kjo besohet se është dhe shkaku i kryerjes së aksidentit.
Ndërkohë, ne vendngjarje shihen forca policie, ndërsa si pasojë e përplasjes trafiku është paralizuar prej minutash të tëra.