Vijat e kuqe me Bullgarinë mbeten, thotë nënkryetarja e LSDM-së

Vijat e kuqe mbeten, gjuha dhe identiteti nuk do të negociohen, ka thënë në emisionin “200” në Alsat, nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska. E pyetur për mënyrën sesi udhëheqja e re e partisë do ta vendosë veten në problemin me Bullgarinë, Stojçevska është shprehur:

– Advertisements –

“Më duhet të përmend se vijat tona të kuqe janë të njëjta. Ne nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin. Ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht. Besoj se do të vazhdojmë me diskurs pozitiv, me politikë pozitive, sepse duhet të kuptojmë që historia nuk negociohet. Ne duhet të negociojmë me Bullgarinë në shumë fusha të tjera, si infrastrukturë, kulturë, arsim, ekonomi etj. Duhet ta largoni perceptimin se ne jemi armiq të njëri-tjetrit”, tha Kostadinovska Stojçevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme