Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë thirrur në prokurori që të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodian Lala. Nesër pritet që i pari që të pyetet nga organi i akuzës të jetë Berisha. Ndërsa Basha pasnesër. Po ashtu në prokurori do të jenë edhe Noka e Bardhi, ndërsa në 14 janar ora 11:00 do të jetë Bardhi.
Një ditë më parë Berisha konfirmoi se ishte i gatshëm që të shkonte në prokurori.