Abilekaj për sekuestrimin e 119 kg kokainë: Nëse do njoftonin palën shqiptarë operacioni do dekonspirohej!

Këtë të mërkurë emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ u fokusua te trafiku i kokainës. Konkretisht në studio u soll në vëmendje sekuestrimi i 119 kg kokainë në Romanat.


Për Enton Abilekaj, operacioni është i dekonspiruar keq. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Klodiana Lala, ai tha se policia italiane nxori diskretitoi atë shqiptare, pasi sipas tij nuk ka besuar në profesionalizmin e tyre.

Ka shumë pikëpyetje nga e gjithë ngjarja. Dështimi i skanerit duhet mbajtur shënim. Ne paguajmë skaner të shtrenjtë për siguri dhe dështimi i kësaj është dështim për ne. Historia duhet të fillojë nga Italia. Atje është bërë një ndërhyrje e thjeshtë. Ata kanë ndërruar vetëm radhën e arkave. Italianët e dinë që po njoftuan palën shqiptarë do të dekonspirohej operacioni. Autoritetet italiane po e mbanin në vëzhgim pa pasur besim tek pala shqiptare. Tani ndodh që malli niset për destinacion dhe dikush që është i shqetësuar shkon dhe ndalon kamionin për të marrë mallin që nuk ishte marrë. A e kapën italianët destinacionin e mallit apo jo? Kjo është pyetja që shtrohet.  Nuk dua të merremi me biznesin në vetvete, por me trafikun. Për mua operacioni është i dekonspiruar keq. Kemi një diskreditim nga policia italiane të policisë shqiptare. Në këtë bashkëpunim polici trafikant pala italiane e ka dekonspiruar nëpërmjet ndërrimit të arkave’, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme