Masat ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Evropian kanë goditur rajonin e Ballkanit, duke bërë që edhe vendi ynë të përfshihet nga temperaturat e ulëta. Po ashtu pritet që moti i qëndrueshëm të dominojë në të gjith territorin, duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke u luhatur nga -7 deri në 10 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim