Një debat i ashpër ka nisë mes shefes së Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Vlora Dumoshi dhe Drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu e që zanafillen e ka tek treni serb që tentoi të futet në Kosovë.
Dumoshi në një postim në Facebook, duke ironizuar me një koment të Haxhiut që kërkonte dorëheqjen e Qeverisë Mustafa, shkruan se Batonin e zhgënjeu Serbia kësaj radhe. Më pas ka reaguar Batoni duke i dhënë asaj epitetin e valltares, shkruan Magazina.al
Duke i referuar kohës së rinisë, kur Vlora ishte pjesë e ansamblit të Universitetit të Prishtinës, Batoni ka thumbuar Dumoshin e përmes saj edhe qeverinë e Kosovës e cila sipas tij, personifikohet më së miri me emrin e Linda Morinës, shkruan Magazina.al
Në fakt Vlora e ka pranuar edhe vet gjatë emisionit në NIN se ka qenë valltare madje ka folur me nostalgji për kohën sa ka qenë në Ansambël.
Për ju që keni dëshirë ta shihni si vallëzon Vlora këtë mund ta shikoni në videon e mëposhtme prej minutes së 47 e tutje.