Rexhep Taip Erdogan: Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën

Nga Laçi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve.

Erdogan: Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt.

Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin bashkë me ju.

Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për vëllezërit dhe motrat shqiptare.

Dua ta theksoj faktin se jam i lumtur që ndodhem këtu me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve.

Gëzim i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë.

Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën.

Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhur në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njësoj si zemrat e shqiptarëve.

© Panorama.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme