Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Serbi, Aleksandar Popov, ka thënë sot se organizimi i udhëtimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë, ishte pjesë e fushatës presidenciale në Serbi.
Por, sipas tij, është zgjedhur një kohë e keqe për që ai të dërgohet në Kosovë.
Popov i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se zyrtarët serbë do të duhej të parashikonin se çfarë do të ndodhte me të, dhe të zgjidhnin një moment tjetër për të.
“Ishte një veprim që gati solli konflikt. Ky ishte një gjykim i gabuar i atyre që donin të fitonin poenë politikë”, tha Popov, duke shtuar se dërgimi i trenit, dhe reagimi më pas i zyrtarëve serbë, ishte hedhje e benzinës në zjarr, sa i përket marrëdhënieve të ndërlikuara të rajonit”.
Ai parashikon se këtë vit situata në rajon do të jetë vërtetë me shumë sfida.