Arrestimi i Haradinajt dhe treni serb, Dade thërret në raportim ambasadorin Qemal Minxhozi

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade gjatë mbledhjes së sotme e vuri theksin tek ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë.

Dade tha se pas tentativës së trenit serb të nisur nga Beogradi që kishte destinacion Mitrovicën dhe arrestimit të Haradinajt, janë provokative për Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

“Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë qenë provokative. Këto skena duan të kthejnë Ballkanin pas në vite.

Ngjarjet në Kosovë do të kenë vëmendjen e Komisionit. Do të mblidhet një seancë e posaçme për situatën e krijuar. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi do të raportojë për gjendjen e krijuar atje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme