Ish – ushtari i UÇK-së…
Ishte viti 2004. Ende për shumë kënd Ali Ahmeti dhe BDI shihej si një parti që do zgjidhte çështjen shqiptare përfundimisht në Maqedoni, ndërsa Ahmeti ‘hiperbolizohej’ në masë të madhe, sidomos duke patur kredin e luftës pas vetes. Teksa BDI po shijonte ‘fuqinë’ e saj dhe paraqitej ndryshe, Ali Ahmetit në vitin 2004 në mes të Sarajit dikush i kishte thënë: “Ju kërkoni nga 3000 mijë euro për punësime?!”
E ky ishte një nga ish – luftëtëtarët më të njohur në UÇK-në e vitit 2001 nga Shkupi, Feta Ziberi. Ai kishte luftuar për të mirën e shqiptarëve, e jo siç thotë, për të përfituar BDI-ja, ndërsa shqiptarët të vazhdojnë të vuajnë për bukën e gojës.
Fetau nuk kishte patur as një fije shprese për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë, deri më tani duke i njohur mirë garnituarat dhe bartësitë e partive politike, ndërsa thotë se BESA si një Lëvizje autoktone, autentike dhe autonome ka ndryshuar gjithçka edhe duke qenë në opozitë. Përderisa i beson fort konceptit të BESËS dhe idealit të saj, si një kod që ka mbajtur shqiptarët ndër shekuj gjallë, por tani duket se në Maqedoni mu Lëvizja BESA dhe bartësit e saj po bëjnë dallimin, dhe do ta bëjnë edhe ndryshimin, thekson Fetau për mediat shqiptare. Ai shton se përpos ideve, platformës, rinisë intelektuale, një nga shkaktarët më të mëdhenj që është në BESË, është kryetari i degës për Saraj nga kjo Lëvizje, Ibush Jusufi, të cilin e cilëson se përmes tij, dihet se rrugëtimi shkon drejt moralit politik.
Fetau është nga ata ish – ushtarët që luftoi me sinqeritetin më të madh, dhe për shkak të modestisë së tij ai asnjëherë nuk flet shumë për luftimet e së kaluarës, sepse siç thotë e bëri atë për shqiptari dhe për Zot, e jo që atë ta bisedojnë të tjerët. Edhe pse shumë shokë të tij e përshkruajnë si një nga luftëtarët më trim e më të aftë që ka pas UÇK-ja e këtyre zonave. Fetau idealin e tij e ka gjetur në BESË, personi i cili qysh në vitin 2004 kur shumëkush e mbështeste Ali Ahmetin, ai ia kishte ‘plasur’ në fytyrë se po kjo parti që thirrej në UÇK kishte filluar numërimin e eurove, mu nga personat siç është Fetau, që e sollën sa do pak një liri për shqiptarët e Maqedonisë, e po keqpërdoren më shumë se askush tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=6LPnSEDjfbc&feature=youtu.be