Nëpunës policorë të SPB Tetovë mbrëmë nga ora 22:00 deri më ora 04:00 realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë këtij kontrolli janë kontrolluar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Të njëjtit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë shqiptuar parashkresa adekuate.
Nga policia shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.