Serbia i bën thirrje qytetarëve për luftë (Dokument)

Serbia vijon me provokimet e saj dhe duket se nuk ka në plan të ndalë reagimet edhe në nivel zyrtar.

Pas fletëarrestit për kreun e AAK-së Ramush Haradinajt, trenit me mbishkrime “Kosova është Serbi”, tashmë Ministria serbe e Mbrojtjes ka shpërndarë thirrje për t’u mobilizuar ushtarakisht në shtëpitë e qytetarëve të saj.

Në një afishe të shpërndarë në shtëpitë e qytetarëve serbë, e cila është një document i lëshuar nga ministria e mbrojtjes së Serbisë, që ka siguruar Gazeta Blic e Kosovës, ftohen qytetarët për mobilizim ushtarak.

Ministria e Mbrojtes e Serbisë duket që kësaj radhe e ka seriozisht. Në një afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtes e Qeverisë së Serbisë të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilzim ushtarak.

“Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetmbrojtje Lokale. Të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse pokështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00“- thuhet në afishen e shpërndarë.

Në pamje të parë letra duket si një thirrje normale për mobilizim ushtarak, por fakti se vjen në një kohë kur tensionet janë rritur, duket si provokimi i radhës nga Serbia ndaj Kosovës. /Blitz.al/

blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme