Kurti: Masat që kemi marrë nuk kanë rënë nga qielli

Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin dozën përforcuese, porsa të kalojnë tre muaj pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka bërë të ditur se 74 përqind e të të infektuarve nga korriku i vitit 2021 deri 25 janar 2022, kanë qenë të pavaksinuar.

Sipas tij, grupmosha më e prekur me variantin Omicron ka qenë prej 10-19 vjeç, me 30%, shkruan rtv21.tv

“Të nderuar deputetë, masat që kemi marrë në Kosovë më 21 janar 2022, nuk kanë rënë nga qielli, përkundrazi ato kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional”, ka thënë Kurti.

Tutje, kryeministri ka theksuar se janë një Qeveri që nuk marrin vendime shkel e shko apo për përfitime politike./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme