Në vitet 1998-1999 luftonin përkrah njëri tjetrit, por edhe sot vazhdojnë të ruajnë afërsinë me njëri tjetrin, ani pse kanë kaluar shumë vite.
Fjala është për ish ushtarët e Njësisë Speciale të UÇK-së në Brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës, e cila është udhëhequr nga komandanti Bekim Shyti, shkruan Veriu.info.
Vitin tjetër bëhen dy dekada prej se është themeluar kjo njësi, por ish komandanti vazhdon t’i kujtoj ditët e lavdishme me ish ushtarët e tij.
Në këtë foto të publikuar nga veterani i UÇK-së, Qamil Sahiti, shihet Bekim Shyti i rrethuar nga shumica e ushtarëve të tij, por edhe qytetarë të tjerë. /Veriu.info/