Moti i ftohtë, të pastrehët kërkojnë strehim

Gazetare: Melihate Rustemi

– Advertisements –

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë vështirësuar edhe më shumë jetën e banorëve pa kulm mbi kokë e madje edhe të atyre me gjendje të vështirë ekonomike, shkruan Alsat.

Disa prej tyre u detyruan të strehohen në punktin për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Momin Potok ku u furnizuan me ushqim dhe veshje të trasha dimri ndërsa shumë të tjerë erdhën këtu vetëm përkohësisht.

YouTube video

“Kot që e kam shtëpinë, jetoj në kushte katastrofale, kam dy fëmijë të vegjël. Të gjithë e dinë për kushtet, edhe kryetari i komunës. Kot që kemi rrymë kur nuk kemi ujë mjaftueshëm. Me çfarë ngroheni? Mbledh ndonjë dërrasë ose çfarëdo gjë që është e vjetër, me ato, ndryshe nuk kam kushte”.

“Erdha rreth orës 11 nga spitali, më dhanë ilaçet që duhej, kujdesen aq sa munden. Bëra një dush, mora rroba të pastra, tash do të më japin edhe ushqim, kjo është. Momentalisht nuk fle këtu, më ndihmojnë për qiranë. Jam me qera tashmë tre vjet, është shumë vështirë”.

Edhe Adem Tahir po përballet me probleme ekonomike. Përve¬ç ndihmës së zakonshme nga
Kryqi i Kuq, ai në këtë punkt është angazhuar edhe si parukier për të pastrehët.

“Kujdesem për pamjen e të pastrehëve e për të cilën punë edhe paguhem 3 mijë denarë. Jam I kënaqur, nga njëra që marr para dhe që nga zemra u ndihmoj për atë që kanë nevojë për momentin. Kur jam i lirë edhe pastroj. Me ndihmën e Kryqit të Kuq, më ndërtuan një hapësire banimi në garazh ku tashmë banoj me kushte mesatare”, deklaroi Adem Tahir, qytetar.

Për momentin, 10 të pastrehë qëndrojnë në këtë punkt ndërsa gjatë javës mbi 150 të tjerë marrin ushqim, veshmbathje dhe mbështetje psikologjike.

“Kemi pas raste kur një pjesë e tyre nuk dëshirojnë të strehohen, shpesh vijnë vet me autobus dhe më pas largohen. Për ata që kemi lajmërim vijmë dhe u japim mbështetje në vendin ku qëndrojnë në rast se nuk dëshirojnë të strehohen këtu. Kjo nënkupton, rroba të trasha, thes gjumi, batanije, këpucë dhe çfarëdo që është e nevojshme, dhe gjithashtu vakte ushqimi në vendin ku qëndrojnë. Ata që dëshirojnë të transportohen, vijnë dhe qëndrojnë këtu”, tha Aleksandra Ristovski, Kryqi i Kuq Shkup.

Gjatë temperaturave të ulëta punkti për të pastrehë në Momin Petok është I hapur për fjetje nga ora 20 deri në 8 mëngjesit. Ndërkohë, 24 orë ekipet e Kryqit të Kuq janë në shërbim të personave në nevojë ose paraprakisht të lajmëruar në numrat e këtij institucioni 3139-578 dhe 071 733-171./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme