Shqiptarët në veri, të pasigurt

Shqiptarët që jetojnë në tri komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, ndjehen të rrezikuar nga serbët, pas tensionimit të situatës së sigurisë në vend.

Kulmi i pasigurisë në këtë pjesë të vendit ka arritur pas ndërtimi të murit në veri të Mitrovicës dhe trenit provokues nga Serbia, i cili nuk u lejua të hyjë në Kosovë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Këtë drojë e kanë edhe njohësit e çështjeve politike, ekspertët e sigurisë dhe përfaqësuesit e  subjekte politike opozitare. Siç thonë ata, të gjitha situatat e fundit kanë ardhur si produkt i dialogut Kosovë – Serbi, bisedime të cilat sipas tyre duhet të ndërpriten urgjentisht.

Në anën tjetër përfaqësues politikë në Mitrovicën e Veriut vlerësojnë se siguria e shqiptarëve në katër komunat është stabile. Ata shprehen të sigurt edhe pse thonë se pas provokimeve të fundit ka pasur grimca pasigurie mes shqiptarëve.

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Mitrovicën së Veriut, Bashkim Cimili, ka vlerësuar se në pjesën veriore të vendit s’ka asgjë të sigurt, megjithatë pas kthimit të trenit, siç thotë ai, shqiptarët janë më të relaksuar.

“Sigurt, këtu s’ka asgjë, por pas kthimit të trenit shqiptarët janë më të relaksuar. Pushteti i Kosovës e tregon atë seriozitetin e tij dhe e kthen trenin mbrapsht. Kjo ka qenë një sfidë për shqiptarët në veri. Qytetarët shqiptarë i besojnë kryetarit të Kuvendit në deklaratën e tij në lidhje me çështjen e murit dhe rrënimin e tij”, ka deklaruar ai. /Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme