Daut Haradinaj i AAK-së ka komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilët kanë thënë se do të vazhdojnë ndjekjen e Ramush Haradinajt deri sa ai të jetë gjallë.
Por, lidhur me këtë, deputeti Daut Haradinaj ka thënë se shteti duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të largojë emrat e luftëtarëve nga lista e Interpolit.
“Ata e kanë humbur Kosovën dhe është e dhimbshme për ta. Munden me na ndjekë sa të duan, këtu munden të na gjejnë. Munden ta shohin Kosovën vetëm si mysafirë dhe turistë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.