Ja çka shkruan në letrën e Vuçiqit që ia mbylli gojën Nikoliqit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit të tij nga Davosi i Zvcrës, ia ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve  të shtetit dhe nëpunësve civilë për të komentuar mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të papjekura të bëra ditët e fundit në media.

Vuçiç ia ka ndaluar presidentit serb Nikoliç të përmendë fjalën luftë  shkruan gazeta e Beogradit “Blic”., transmeton sot express.

“Ju lutem, në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi për Qeverinë për të komentuar mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë për kërkesëns sime..” thuhet në letrën e Vuçiçit  të siguruar nga gazeta  “Blic”.

Në vazhdim Vuçiç i ka quajtur provokuese, sjelljen dhe deklaratat e krahut të presidentit Tomisllav Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

“Nikoliç dhe Gjuriç me deklaratat e tyre shkojnë shumë larg, janë të tepruar, përtej asaj që është rënë dakord. Vuçiç po bën përpjekjet për të lehtësuar dëmin nga kjo retorikë e ashpër dhe e pamatur e aplikuar në Serbi..”  thotë burimi per “Blic” nga një ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme