Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në fushën e energjetikës që do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në fushën e gazifikimit të vendit.
– Advertisements –
Kjo u dakordua mes ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe homologu i tij turk, Fatih Donmez në një takim dypalësh në kuadër të Takimit të Tetë Ministror të Këshillit Këshilldhënës të Korridorit Jugor të Gazit, në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të takimit ministror në Baku, ministri Bekteshi pati një takim joformal edhe me ministrin e Energjisë së Republikës së Bullgarisë, Aleksandër Nikolov.
Мinistri Bekteshi kishte takim joformal edhe me Komisioneren Evropiane për Energjetikë, Kadri Simpson.