DOKUMENT/ Shpenzimet stratosferike të Komunës së Strugës, nuk do ta besoni sa para janë shpenzuar nga komuna për shërbime telefonike gjatë vitit 2021

Komuna e Strugës e udhëhequr nga Ramiz Merko, kuadër nga rradhët e BDI shpesh herë në opinion është akuzuar për shperdorimin e buxhetit të komunës në gjëra luksoze dhe të panevojshme, ku kryesisht akuzat janë ngritur për furnizimet e dyshimta, harxhimi irracional i parave të buxhetit dhe blerja e makinës luksoze zyrtare prej 67.000 eurove “Audi A6”, shkruan InfoShqip.com

Poashtu vlen të theksohet fakti se në vitet 2019 dhe 2021 antikorupsioni kërkoi që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të ndiqet penalisht për shpërdorim financiar të konstatuar në hetimin e tyre. Antikorrupsioni gjithashtu dorëzoi iniciativë e cila prej Prokurorisë së Shkupit nëpërmjet Prokurorisë së Strugës ka përfunduar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ku është ndjekur edhe një parahetim për shitje ilegale të objekteve, por nuk u ndërmor asgjë konkrete në këtë drejtim.

Por shpërdorimi i buxhetit nga ana e Merkos nuk përfundon me kaq, pasi vetëm gjatë vitit kalendarik 2021 komuna e Strugës ka shpenzuar plot 1.253.780 denarë nga buxheti i komunës vetëm tek operatori A1 Maqedoni që ofron shërbime telefonie. Ky shpenzim stratosferik për shërbime telefonie e radhit komunën e Strugës si një ndër komunat që ka shpenzimet më të larta për shërbime telefonike në Maqedoninë e Veriut. Kjo natyrisht që paguhet me taksat e qytetarëve Struganë, ku Merko vazhdon dhe keqpërdor i pa shqetësuar nga askush buxhetin e komunës së Strugës. /InfoShqip.com

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme