Pas mbledhjes së sotme bordi i ZRRE-së ka vendosur që shtrenjtimi i energjisë elektrike të vlejë për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kwh energji elektrike në muaj.
Sipas tyre tarifa me çmim të shtrenjtë do të jetë 12 cent, kurse ajo e lira të paguhet 6 cent.
Hysen Rudari nga ZRrE i ka propozuar Bordit aprovimin e tarifave për rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
“Kemi pranuar propozime e argumente dhe konstatime Kudo që ka konstatuar ose ka argumentar ose evidentojnë gabime, ZRRE i ka marrë për bazë. Pas këtij procesi, zrre ka marrë një propozim që këto tarifa të
“Një propozim ka ardhur që kostoja të rritet rreth 12 për qind për të gjithë konsumatorët, dhe ky propozim është i papranueshëm për ZRRE sepse nuk reflekton koston për shërbime për të gjithë konsumatorët”.
“Të gjithë konsumatorët komercial dhe shtëpiak, do të kenë zero të rritjes së tarifave, pra nga 800 KË të kenë rreth 6 centë dhe për ata që kanë më shumë se 800 KË të rritet për 12 centë. Për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës. I propozoj bordit për aprovim”, tha ai.
Kështu bordi i ZRRE-së ka aprovuar komentin e Ministrisë së Ekonomisë për Raportet Konsultative të ZRrE-së
Ministria e Ekonomisë ka dërguar komentet për “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë të shërbyer nën FSHU” dhe “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i të Hyrave të Lejuara Maksimale të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar” të publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë më 17 janar 2022.
Duke marrë parasysh dallimin e madh të çmimeve sipas blloqeve të propozuara (deri në 600 kËh dhe mbi 600 kËh), si dhe mungesën e një studimi shumëdimensional që do të informonte përcaktimin e pragut, Ministria e Ekonomisë ka propozuar dy alternativa për ZRrE-në.
Alternativat e propozuara nga ME janë:
1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kËh në 800 kËh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose
2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kËh.
Më tej, ME ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), që si autoritet i pavarur që në mandatin e tij ka mbrojtjen e konsumatorit, të sigurohet që gjatë shqyrtimit tarifor të shmangë ndërsubvencionimin dhe diskriminimin në mes të kategorive të konsumatorëve.
Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që ZRrE të bëjë ri-vlerësim të elementeve të përllogaritjeve të të hyrave të lejuara, si çmimet e importit dhe marzha e fitimit të furnizuesit, poashtu rishikim të hapësirës për t’i reduktuar ato në mënyrë që kjo të reflektohet në ulje të tarifave për konsumatorët.