Nuk jepen shtetësitë e Maqedonisë deri sa të kontrollohet nga Agjencia për Siguri Nacionale

Nuk do të jepen shtetësitë deri sa të bëhen kontrollimet nga Agjencia për Siguri Nacionale. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski theksoi se kupton problemin me bllokimin e kërkesave e që një pjesë janë me afate të skaduara dhe është dashur të japin përgjigje. Ai thekson se po punohet me rritëm të përshpejtuar.

“Gjatë formimit të Agjencisë për Siguri Nacionale nga shërbimi i mëhershëm për siguri shtetërore kanë trashëguar 20 mijë kërkesa të papunuara. Rritmi atëherë ka qenë më ngadaltë se tani sa i përket kërkesave. Nëse atëherë është dhënë përgjigje ndaj 100-200 kërkesave në muaj, tani ky numër është mbi 1000”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se për çështjet lidhur me shtetësinë do ta informojë edhe Agjencisë për Siguri Nacionale me qëllim që nëse ekziston mundësia, të rritet rritmi i punës.

Kujtojmë se në Agjencinë për Siguri nacionale të bllokuara janë mbi 2.000 kërkesa për shtetësi që po procesojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme