Profesor dr. Binak Maxharraj, i cili jeton në Amerikë i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ai thotë se opozitës kanë nisur të iu dalin hajnitë e plaçkitjet që ia kanë bërë shtetit të Kosovës..
Sipas tij, opozita ka bashkëpunuar me grupet kriminale në veri të Kosovës për dy dekada me radhë.
E kryesorët e këtyre grupeve serbe janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Postimi i plotë:
Opozita po kapet për bishtin e thiut duke bërë zhurmë për shtrenjtimin e rrymës që është si pasojë e keqqeverisjes së tyre kur ishin në pushtet.
Por opozita mizën e kanë pas veshi sepse kanë nisë po ju dalin duqat për hajnitë dhe plaçkitjet që ia kanë bërë shtetit për këto dy dekada për bashkëpunimin e tyre me grupet kriminele në veri të Kosovës më Veselenoviqit dhe Radojçiqit.
Sot mediat sollën vetëm disa marifete të tyre e këto janë:
1. Të hetohet nëse krerët e UÇK-së, Thaçi e Veseli kishin komplotuar me francezët për dëbimin e 12 mijë shqiptarëve dhe
2. Akuza tronditëse nga dëshmitari i vrasjes së Ivanoviçit / Thaçi, Veseli e Ramushi trafikuan armë me serbë në Emirate!
3. Trondit Naim Miftari: Vëllai i Remit ia rriti kamatën 200 mijë euro Florim Prapashticës, ja lidhja me grupin e Azem Sylës dhe Fahredin Gashin.
4. Mori 20 euro ryshfet, dënohet me 6 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë zyrtari doganor.
Kurse ata që i vodhën milionat askush s’po guxon t’i prekë e kanë shpinën e fortë e cila duhet të u thyhet.