Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se nëse Greqia nuk heq dorë nga armatimi i ishujve në Egje, do të diskutohet sovraniteti i këtyre ishujve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu duke folur për politikën e jashtme të vendit të tij në një program të drejtpërdrejt të televizionit “TRT Haber” tha se një nga dy dimensionet e çështjes së Qipros është ndarja e të ardhurave nga hidrokarburet.
“Nuk e dimë se sa mundet një zgjidhje e përhershme politike në Qipro, por në rast se në lidhje me ndarjen e të ardhurave grekët qipriotë thonë ‘po’, janë të sinqertë, si dhe Bashkimi Evropian u bën pak presion ose i bindë, është shumë lehtë. Përmes kompanive të të dyja palëve nëpërmjet mekanizmit të BE-së ose OKB-së, kjo ndarje e drejtë e të ardhurave mund të organizohet”, theksoi ai.
Kryediplomati turk tha se edhe pse pala turke qipriote jep oferta shumë konstruktive, pala greke qipriote e refuzon çështjen e ndarjes.
– “Nëse Greqia nuk heq dorë nga kjo (armatimi i ishujve), do të diskutohet sovraniteti i këtyre ishujve”
Çavuşoğlu rikujtoi se Turqia i ka dërguar OKB-së dy letra për arsye se Greqia po cenon statusin e ishujve të çarmatosur në Egje, duke shtuar se do të ndjekin këtë çështje.
Ai theksoi se këta ishuj i janë dhënë Greqisë me Marrëveshjet Paqësore të Lozanës dhe Parisit me kushtin e çarmatimit ndërsa nënvizoi se Greqia ka filluar të shkelë këtë që nga vitet e 1960-ta.
“Nëse Greqia nuk heq dorë nga kjo (armatimi i ishujve), do të diskutohet sovraniteti i këtyre ishujve”, potencoi ministri Çavuşoğlu.