Qytetarët ankohen për rritje të çmimit në transportin ndërqytetës. Ata në redaksinë e TV21 kanë dërguar letër fiskale nga transporti publik në relacionin Kumanovë-Shkup. Çmimi i biletës në këtë relacion është rritur për 30 denarë, respektivisht nga 120 në 150 denarë.
Ndryshe, transportuesit ankohen se rritja e çmimit të biletave vjen si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve të naftës, me vendimitn e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, një litër Eurosuper BS-95 dushton 82,00 denarë. Eurosuper BS-98 84,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurodizelit ka arritur 74,00 denarë për litër.