Tërheqja/ Tregjet reagojnë pozitivisht! Rusia: Perëndimi u turpërua

Ndërsa Moska paralajmëroi se po tërheq disa nga trupat e vendosur në kufirin me Ukrainën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nuk i kursen sulmet ndaj shteteve perëndimore.

Në një postim në Telegram, ajo shkroi: “15 shkurt 2022 do të futet në histori si dita kur propaganda perëndimore e luftës u turpërua dhe u shkatërrua pa u qëlluar një plumb i vetëm”, tha ajo.

 Ndërkohë BBC shkruan se Perëndimi është akoma në situatë monitoruese. Sipas tyre, pritet që të shihet se në çfarë shkalle do jetë kjo tërheqje.
Kurse korrespondenti i Guardian në Moskë thotë se këto janë shenja se situata po qetësohet.

Ndërkohë tregjet kanë reaguar menjëherë pozitivisht. Sipas BBC, lajmi për tërheqjen e trupave ruse ka qetësuar tregjet. Edhe rubla ruse është forcuar ndaj dollarit dhe euros pas këtij lajmi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme