Vazhdojnë akuzat nga opozitarja VMRO DPMNE e cila kërkon që Qeveria ta pranon propozimin e tyre për paga dhe pensione më të larta, sepse sipas VMRO-së inflacioni varfëron popullin.
VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për pagën minimale, me të cilin parashihet harmonizimi i pagave në sektorin publik, në mënyrë që pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të arrijnë 45 mijë denarë, thonë nga ana e VMRO -së.
Do të ketë gjithashtu rritje të pagave të stafit administrativ dhe teknik.
Rritja e përgjithshme e pagave është e nevojshme për shkak të masave të dobëta ekonomike të LSDM-së dhe inflacionit që ato shkaktuan.
Popullata po varfërohet dhe duhet të rriten pagat që qytetarët të mos e ndjejnë krizën.
VMRO-DPMNE ka paraqitur edhe propozim për rritjen e pensioneve për 20%.
LSDM nuk duhet të ikë dhe duhet të mbështesë propozimet e VMRO-DPMNE-së, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga kjo parti.KlanMacedonia/