Komuna e Skenderajt e ka shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një seance solemne ku kryetari Fadil Nura ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që mundësuan çlirimin e Kosovës.
Nura në 14-vjetoprin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se e vlerësojnë mbështetjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha shteteve që u bashkuan për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve.
“Natyrshëm sot na shfaqen ditët kur populli ynë po përjetonte momente të liga, ato kohëra që ishin kundër nesh si shqiptarë, i kishim të shkruara vuajtjet dhe dhimbjet dhe mes këtyre ndjesive ishte shpresa që mbante shpirtin gjallë për një fund të lumtur. Ai fund do të ishte i lumtur pa trimërinë e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, pa vullnetin dhe guximin e bijve dhe bijave të kësaj toke që kapën pushkët dhe gjithçka që kishin si përgjigje ndaj kushtrimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Nura.
“E kemi për obligim moral e kombëtar e shtetëror që jo vetëm t’i respektojmë dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇK-së por ta qojmë në vend amaneti ne tyre, vetëm atëherë do të marrë kuptim e vërteta mbi sakrificën e tyre”, ka thënë ai.
Para seancës solemne, zyrtarët komunal të Skenderajt kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.