Ishte veç 14 vjeçare, kur i ra hise, të kthehet nga Gjermania për ta kapur armën.
Shqipe Mehmeti, bashkë me krejt familjen erdhën në Kosovë, fillimisht në zonën e Drenicës, e më pas në Karadak.
Përvojë ushtarake nuk pati, e as ushtrime nuk bëri. Të njëjtat, kur i ra ta marr armën, i bëri gjatë betejave. E në sulmin e grykës së Llapushnikut u përball për herë të parë me krismat e armëve, e ku pa edhe dëshmorin e parë.
Me ish komandantin Rexhep Selimi, lufta i bashkoi, por tani Gjykata Speciale i ndau, ndonëse me të kanë kontakte telefonike e vizita, por malli, thotë se është i madh, meqenëse burri, bashkë me ish krerë të UÇK-së, sipas saj janë duke u mbajtur në Hagë padrejtësisht.
Por, Shqipe Mehmeti Selimi, tani si deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se edhe në Hagë festohet 17 shkurti nga ish krerët e UCK-së.