Pas dhjetë ditëve do të përurohet një mrekulli arkitekturore në Turqi: Ura që lidh Evropën me Azinë dhe kushtoi 3.1 miliardë euro

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të përurojë urën “Çanakkale 1915” më 26 shkurt ndërsa fjala është për një tjetër projekt në serinë e megaprojekteve turke, ndërtimi i së cilës filloi me hedhjen e gurthemelit më 18 mars 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes së djeshme të kabinetit, Erdoğan njoftoi se ura “Çanakkale 1915” dhe autostrada Malkara do të hapen për qarkullim më 26 shkurt.

Për shkak të pamjes së saj impozante, ura u quajt edhe “Gjerdani i ngushticës së Çanakkalasë”, ndërkaq për ndërtimin e saj u angazhuan 559 inxhinierë dhe 4062 punëtorë me 550 makina në anën aziatike dhe evropiane të ngushticës.

Gjithashtu do të hapet për qarkullim edhe autostrada Malkara-Çanakkale, e cila është ndërtuar në kuadër të projektit të autostradës Kinali-Tekirdag-Çanakkale-Savastepe. Ky është një seksion i ndërtuar me një gjatësi totale prej 101 kilometrash, nga të cilat 89 kilometra autostradë dhe 12 kilometra rrugë lidhëse.

Me vënien në funksion të autostradës, e cila përfshin urën “Çanakkale 1915”, do të realizohet një nga projektet më prestigjioze turke që do të lidhë Stambollin me Çanakkalanë dhe më pas me pjesën veriore të rajonit të Egjeut.

– Forcimi i cilësisë së rrjetit të transportit të Turqisë

Autostrada dhe ura e sapondërtuar “Çanakkale 1915” do të integrohen në rrjetin ekzistues të transportit tokësor, detar dhe ajror në Mramor dhe rajonin e Egjeut, të cilat janë ndër rajonet më të zhvilluara të Turqisë dhe në të cilën jeton dhe punon një numër i konsiderueshëm i popullsisë së Turqisë.

Në kuadër të projektit “Çanakale 1915”, janë ndërtuar ura e varur, dy viadukte, dy viadukte betoni të armuar, gjashtë ura nënkalimesh, gjashtë ura hidraulike, 43 mbikalime, 40 nënkalime, 236 kanale të dimensioneve të ndryshme, 12 nyje, katër objekte shërbimi, dy qendra operacionale dhe pesë pika pagese.

Për përshtatjen e tokës në shtratin e detit në zonën ku ndodhen themelet e kullave të urës, u hodhën 368 pirgje çeliku me diametër 2.5 metra, 165 në themelet e kullës në bregdetin aziatik dhe 203 në atë evropian.

– Gjylet e Topit të Seyit Onbası në majë të kullave

Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet përfundimtare, kryesisht lidhur me vendosjen e barrierave të erës dhe mbrojtjeve të tjera në urë.

Në maje të kullave të çelikut me gjatësi 318 metra do të vendosen figura të plumbave të gjata 16 metra.

Këto janë figura që simbolizojnë plumbat që u shkrepën nga topi nga luftëtari i famshëm turk Seyit Onbasi gjatë betejës së Galipolit. Figurat po përgatiten nga kompania Çimtaş në një kantier.

– Urë simbolike

Ura “Çanakkale 1915” shquhet me impresionin dhe detajet inxhinierike si dhe njihet një nga urat me mesin më të gjatë në botë, e për shkak të gamës së simboleve që mbart, quhet edhe “Ura e simboleve”. Ura është projektuar në mënyrë që distanca midis hapave të saj të jetë 2023 metra, që simbolizon vitin kur Turqia shënon 100-vjetorin jubilar të themelimit të Republikës.

Lidhjet e kullave dhe elementeve të urës janë bërë në ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk.

Gjatësia e urës së parë të varur në ngushticën e Çanakkalasë arrin në 4.608 metra. Komunikacioni do të zhvillohet në tri korsi në të dy drejtimet, ndërsa në të dy drejtimet ka edhe korsi ndalimi dhe shëtitore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme