Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Zllate Mehmedovi, njoftoi se janë siguruar ekipet dhe punonjësit shëndetësor për të filluar testimin skrining në shkollat fillore.
– Advertisements –
Ai tha se për momentin në shkollat fillore ka disa nxënës të infektuar me Covid-19, për dallim nga shkollat e mesme, ku situata është më e qetë.
Skriningu sipas Mehmedoviq do të kryhet në shkolla, pra atje në vend do të merren mostrat. Ndryshe kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, fillimisht ishte vendosur që fëmijët të dërohen në institucionet shëndetësore, por më vonë u vendos që mjekët të shkojnë në shkolla dhe të marrin mostrat e fëmijëve.