Zjarrfikësit e Tiranës ndërhyjnë në kohë, izolojnë dhe shuajnë flakët brenda dyqanit te tregu Selitës: Nuk preket asnjë biznes tjetër

Gatishmëria dhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Tiranës ka parandaluar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të tjera. Sapo janë lajmëruar për zjarr në një dyqan të vogël brenda tregut të Selisë, shërbimi zjarrfikës ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje.


Flakët janë izoluar dhe shuar në kohë rekord dhe pa lënë mundësinë që zjarri të prekte dhe bizneset e tjera që janë aty. Siç shihet nga pamjet por dhe nga organizimi i brendshëm i tregut ushqimor, bizneset janë ngjitur me njëra-tjetrën por gatishmëria dhe profesionalizimi i zjarrfikësve ka bërë të munduar shuarjen në kohë të flakëve.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende. Njoftim ka lëshuar më herët dhe Policia e Tiranës.

“Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme