Daçiq: Më 24 janar do të flasim me Kosovën për Asociacionin

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia pret dhe insiston që në raundin e ardhshëm të dialogut me Kosovë në tavolinë të shtrohet çështje e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Serbia gjithmonë është për dialog, sepse kjo është mënyra e vetme që të ulen tensionet. Për këtë është mirë që edhe Brukseli është përfshirë kur kryeministri Aleksandar Vuçiq bisedoi me Federica Mogherinin në Davos dhe që raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për përcaktuar më 24 janar”, ka thënë Daçiq për mediat ruse, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Prishtina gjatë dialogut është obliguar që do të mundësojë formimin e Asociacionit.

“Ne obligimet tona i përmbushim”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme