Dizajneri kosovar do të hapë ekspozitë personale në Korenë e Jugut

Prishtinë, 10 gusht- Posterët e dizajnerit kosovar, Rrezeart Galica, viteve të fundit janë vendosur në mure të galerive të shumta nëpër botë, shkruan sot Koha Ditore.

Por të përmbledhur në një ekspozitë personale, veprat e tij që përçojnë mesazhe që lidhen me ngjarjet aktuale, do të ekspozohen në Korenë e Jugut. Galica ka marrë ftesë dhe konfirmim zyrtar nga galeria “Gallery IANG” në Seul për hapjen e një ekspozite personale.

Ajo është përfshirë në programin e vitit të ardhshëm të kësaj galerie. Ky lajm, Galicës i ka ardhur në javë pasi që mori konfirmimin që Kosova do të përfaqësohet në Rusi, në “Golden Bee 12 Moscow Global Biennale of Graphic Design” me posterin e tij “All We Are Charlie” (Të gjithë ne jemi Charlie).

Ky poster, në fillim të vitit, qe reagimi artistik i Galicës për sulmet terroriste mbi revistën satirike në Francë, “Charlie Hebdo”. Posteri ishte përzgjedhur në mesin e 1 mijë e 20 të tillëve nga 77 shtete të botës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme