Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku polici Lirim Haxhoilli ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij.Lidhur me këtë Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar 15 policë, ku 6 prej tyre edhe janë arrestuar nga Policia.Familjar të të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i zyrtarit policor do të mbahet nesër në varrezat e qytetit në Dragodan.
“Varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje te familjes, miqve, kolegëve dhe dashamirëve nesër në varrezat e qytetit në Dragodan, Prishtinë, e diele me 20.02.22 në ora 15:00”, njofton familja.