Vendimi i Gjykatës Kushtetuese relakson Ilir Metën, presidenti publikon foton: Ku ka më mirë ta mbyllësh javën me…

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e shkarkoi nga detyra duket se e ka qetësuar Presidentin Ilir Meta. Mbrëmjen e sotme, Kreu i Shtetit shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale një fotot, ku shfaqet i qeshur, i veshur sportiv dhe duke dëgjuar muzikën e Bujar Qamilit, të cilin tre ditë më parë e vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit”.


ilir meta

“Nuk ka më bukur se ta mbyllësh javën me Bilbilin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, Bujar Qamilin”, shkruan Presidenti Meta.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në 16 shkurt publikoi vendimin zyrtar, ku argumentonte se Presidenti Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën, siç pretendonte Kuvendi, prandaj ajo vendosi të mos e shkarkojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme