Shullazi kërkon të dalë nga regjimi 41 bis. Kush janë të dënuarit e tjerë dhe çfarë parashikon ky regjim?

Famëkeqi Emiljano Shullazi duket se nuk është më në gjendje ta përballojë regjimin e ashpër “41 bis”. Pas më shumë se një viti në izolim, ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të dalë nga regjimi special. Gangsteri kërkon që vendimi i vitit 2019 të ministrit të Drejtësisë të shfuqizohet dhe ai të qëndrojë në qeli të zakonshme me të burgosurit e tjerë.


Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Alikos dhe Genci Ballës ishin të dënuarit e parë që u futën në qelitë e izolimit në ditën e parë të gushtit të vitit 2020. Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja u futën në qelitë e izolimit sipas rregullave, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit special.

Sakaq, kjo është mundësia e fundit e Shullazit për të dalë nga “41 bis”, pasi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit e kanë rrëzuar rekursin e tij, ndërsa fatin e tij në vijim do ta vendosë Gjykata e Lartë.

Në regjimin special 41 bis futen të gjithë të dënuarit që kanë rrezikshmëri të lartë dhe pavarësisht burgosjes në qeli të zakonshme ruajnë kontaktet me jashtë dhe urdhërojnë krime të tjera.

Rekursi i Shullazit:

Objekti i padisë/akuzës:  Kundershtimin e urdherit te Ministrit te Drejtesise nr. 474, dt. 29.07.2021 “Per zgjatjen e vendosjes ne regjimin e posacem te ushtrimit te te drejtave, ne burgun e sigurise se larte edhe per nje afat 1 vit per te paraburgosurin Emiljano Shullazi.

Baza ligjore: Neni 471 i K.Pr.Penale. Neni 17 i ligjit 81/2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”, si dhe te udhezimit nr. 5, dt. 28.06.2019, te Ministrit te Drejtesise “Per proceduren e brendshme te trajtimit te kerkesave per vendosjen e te denuarve dhe te paraburgosurve ne regjimin e posacem ne burgun e sigurise se larte”. K.Pr.Administrative.

Objekti i kundërpadisë:

Baza ligjore e kundërpadisë:

Palët:

Prokurori: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Relatori:  Albana Boksi

Rekursi i Shullazit në Gjykatën Kushtetuese

Më 21 janar të këtij viti, Shullazi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”. Më herët, Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë. Seanca në Gjykatën Kushtetuese ishte përcaktuar të mbahej më 22 shkurt në orën 12:00.

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij, nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Vetë Shullazi është dënuar me 14 vite burg, me 12 vite burg Gilmando Danin, me 10 vite Endrit Qyqja, Indrit Zela me 10 vite dhe me 9 vite burg Blerim Shullazi.

Krahas të tjerave, Shullazi vijon të jetë në hetim nga Prokuroria e Posaçme  për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2005 në kryeqytet.

CILËT JANË TË BURGOSURIT E TJERË QË PO VUAJNË DËNIMIN NË “41 BIS”

Aleksandër Llanaj

Aleksandër Llanaj është dënuar me izolim në regjimin “41 bis” më 22 nëntor të vitit 2021, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të vitit 2015 në Vlorë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur e tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet.

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj. Familja e Aleksandër Llanajt ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë prej vitit 1998.

Fatmir Pjetri

Fatmir (Fatjon) Pjetri u fut në regjimin “41 bis” më 23 nëntor 2021. Si pjesëtar i bandës së “Babagjyshëve”, ai është ekstraduar më 29 shtator 2019 nga Holanda.  Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë  e ka dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ai njihet si nga një anëtarët më aktivë të kësaj bande famëkeqe, e cila ka bërë disa nga grabitjet më spektakolare në vend.

33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri, në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017.  Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.

Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

Arbër Çekaj

Arbër Çekaj është vendosur në regjim të posaçëm në burg “41 bis” me vendim të Ministrisë së Drejtësisë më 23 nëntor të vitit 2021, me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

I akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të kapura në Portin e Durrësit, Çekaj u ekstradua në Shqipëri në fund të vitit 2019.

Ish-pronari i “Arbri Garden” dyshohej si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018. Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj.

Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokaina. Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kaminonit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit.

Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lushaj.  Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove.

Arbjon Aliko

Nën ashpërsinë e regimit special “41 bis” po e vuan dënimin edhe Arbjon Aliko. Ai është një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 dhe ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Ai u dënua me burgim të përjtetshëm në burgun e Drenovës dhe njihet si një nga personat që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit ku u sekuestruan tonelata të tëra droge.

Por emri i tij është përmendur nga media dhe në korrik të vitit 2019, kur nga burgu bëri një denoncim të fortë. Ai u shpreh se në burgun e Drenovës po bëhet presion dhe ka sjellje çnjerëzore ndaj tyre mbi të dënuarit pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Aliko denoncoi se të burgosurit po shtypeshin nga ana e drejtorit.

Po ashtu ai bëri dhe një kërcënim për Edi Ramën, duke thënë se qeverisja e tij është diktaturë dhe nuk e pranonte këtë gjë.

“Po nxisin revolta të qëllimshme, sot kemi dalë të gjithë nga qelitë, dhe do të protestojmë”, ka thënë i dënuari në ate kohë. Ai kërkoi që të merreshin masa, pasi sipas tij, kur të kërciste kallashi do ishte shumë vonë.

Endrit Qyqja

Endrit Qyqja u dënua me izolimi në regjimin “41” bis më 31 shkurt 2021, së bashku me Arbjon Alikon, Endrit Qyqjen, Emiljano Shullazin dhe Genci Ballën. Prokuroria e posaçme kërkoi zgjatjen e afatit të regjimit të posaçëm për 4 nga 7, të burgosurit që ishin më herët.

Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë urdhëroi që Arbjon Aliko, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi dhe Genci Balla, të qëndrojne në qelitë e regjimit të rreptë edhe për një vit tjetër.

Në atë peridhë, përfundoi afati i dënimit në regjimin e posaçëm për Blerim Shullazin, Gilmando Danin dhe Endrit Zelën, të tre anëtarë të grupit Shullazi. Endrit Qyqja është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për krijim të grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Redjan Rraja

Redjan Rraja është izluar në regjimin special më 22 nëntor 2021. Ai është nipi i deputetit Rrahman Rraja dhe akuzohet se është një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

34-vjeçari i arrestuar Redjan Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët por i liruar nga Gjykata. Ai e mohon të jetë përfshirë në atentatin e të shtunës, por një gjurmë gishti e gjetur në derën e “Benzit” gri që u gjet i padjegur në Ishëm, që iu përkiste autorëve, ka bërë që Rrajë të bjerë në prangat e policisë.

Gazeta Shqiptare ka raportuar më herët se Rraja, me profesion mjek stomatolog nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço. Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja.Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Genci Balla

Genci Balla është i dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste. Ai njihet si person që paraqet rrezikshmëri të lartë dhe po qëndron në “41 bis” që prej datës 31 korrik 2021.

Më 30 nëntor 2016, Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 të akuzuarit për terrorizëm në të ashtuquajturin gjyqi ndaj xhihadistëve. Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi vendimin për të akuzuarin Genci Balla, imamin e vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së re duke e dënuar me 17 vjet burg.

ÇFARË ËSHTË REGJIMI “41 BIS”

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Regjimi 41 bis kufizon disa të drejta për të burgosurit apo paraburgosurit:

– Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara.

– Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj.

– Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.

– Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë.

– Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme