Ishin kthyer në makthin e grekëve/ Dalin FOTOT e shqiptarëve, mes tyre dhe një vajzë, ja skema e hajdutëve të xhepave

Mediat greke kanë bërë publike identitetet dhe fotot e 19 shtetasve të huaj, shumica prej të cilëve shqiptarë, të cilët akuzohen për formimin e një organizate të mirëfilltë hajdutësh, që vepronte kryesisht në mjetet e transportit publik.


Ndalimi i këtyre personave u bë me urdhër të Prokurorisë së Athinës, ndërsa ditën e djeshme mediat vendase kanë publikuar identitetet e personave të akuzuar, mes të cilëve është edhe një vajzë shqiptare, vetëm 26 vjeç.

Arrestimet me urdhër të Prokurorisë së Athinës:

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të posaçëm të nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, me asistencën e punonjësve të policisë së nëndrejtorive të Prokurorisë së Drogës, Prokurorisë së Krimeve të Jetës dhe Pronës , si dhe të OPKE.

Ndaj të arrestuarve u ngrit një kallëzim penal, pasi u evidentuan disa vjedhje të kryera në mjetet e transportit publik.

Por, si funksiononte skema e hajdutëve të xhepave:

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit grek, të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin formuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike , me veprim të vazhdueshëm, role të dallueshme, të ndara në nëngrupe dhe me qëllim vjedhjen e përditshme të pasagjerëve, në transportin publik. (autobusët e qytetit, karroca, metro, ISAP, në KTEL të stacionit Kifissos dhe në trenat e stacionit hekurudhor të Larisës), si dhe jashtë ambienteve të stacioneve të tyre.

TË ARRESTUARIT SHQIPTARË JANË:

Klodjan Zeneli, 37 vjeç:

Enea Hyseni, i njohur edhe me disa emra të tjerë, 43 vjeç:

Artur Bashimi 44 vjeç:

Marsel Bashimi, i njohur edhe me disa emra të tjerë, 35-vjeç:

Renato Prifti, 40-vjeç:

Alma Sadiku, 26-vjeç:

Jemi Zoto, 38-vjeç:

Rando Ranxha, 31-vjeç:

Aldo Bramallari, me dy identitete të tjera, i regjistruar me moshat 30 dhe 32-vjeç:

Andi Cuko, 45-vjeç:

Artur Dine, 43-vjeç:

Bardhi Spaho, i lindur më 13-12-1980:

Armand Çela, 38 vjeç:

Rexhep Proganati, 53 vjeç:

Artan Sulovari, 43 vjeç:

Dilaver Alushi, 43 vjeç:

Thanas Profka:

TË ARRESTUARIT SHTETAS TË HUAJ JANË:

Muhammed Sabir Muhammad, i lindur më 4-6-1994 në Pakistan:

Raza Dhillum Muhammed, i lindur më 5-5-1989 në Algjeri, shtetas i Pakistanit:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme