Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas dhe proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Të arrestuar janë shtetasit F. Xh., 20 vjeç, dhe M. H., 42 vjeç, pasi janë kapur me kokainë dhe heroinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. Xh., 20 vjeç, banues në lagjen ‘’Kushtrimi’’ Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit M. H., 42 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, dhe M. Y., 40 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” , shtetasin M. F., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.