Sulmohet gjatë natës Kalaja e Lezhës/ Shkulen gurët e mureve dhe hidhen te kabina e biletarisë

Kalaja e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.


Në lidhje me ngjarjen policia vijon hetimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon atë çfarë ka ndodhur.

 “Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë dhe shpresojmë që policia të kap autorët”, tha specialisti i monumenteve në Lezhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme