Gazeta e njohur austriake, Der Standard, ka publikuar një analizë të gjatë për situatën politike në Kosovë në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Gazetarja e njohur, Adelheid Woelfl, ndalet edhe te Nisma e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo është pagëzuar nga Soros dhe se synon vendosjen e hegjemonisë serbe.
Sipas saj, nisma rivalizon me nismat e tjera të BE-së për lëvizjen e lirë në rajon.
Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave me këtë iniciativë. Megjithatë nisma nuk shihet vetëm si një projekt për të konkurruar me strukturat e krijuara të Marërveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe tregun rajonal, por edhe si një përpjekje e Serbisë për të rikthyer pretendimet hegjemoniste në rajon. Prandaj Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova nuk marrin pjesë në Ballkanin e Hapur. Është gjithashtu e paqartë se cilat standarde respektohen në bazë të inciativës në kufij për lëvizjen e mallrave, si dhe ekziston shqetësimi se projektet e financuara nga BE për të lehtësuar lëvizjen e mallrave tani thjesht do rrëmbehen nga Ballkani i Hapur, pa përmendur se paratë vijnë nga BE”.
“Në çdo rast, projekti i Ballkanit të Hapur- i njohur më parë edhe si Mini Shengeni- u riemërua me ndihmën e Alexander Soros, djalit të filantropit George Soros dhe të dërguarit të SHBA, James O’Brien, dhe u prezantua vitin e kaluar. Është interesante se nisma përfshin ato forca që u përpoqën vite më parë që të shtynin përpara një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Me shkëmbimin e territoreve, shumë kosovarë u ndjenë të tradhtuar nga Rama dhe Vuçiç. Ballkani i Hapur po shkakton sërish ndarje dhe mosbesim në rajon.
Në dhjetor, demonstruesit në Shqipëri protestuan kundër një takimi mes Vuçiç, Ramës dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Sipas tyre, Ballkani i Hapur ishte një ‘mbulesë për mbytjen e mëtejshme të Kosovës’. Në Kosovë ekziston shqetësimi se Shqipëria dhe Serbia duan të ndajnë Kosovën mes tyre.
Por ka zëra kritikë edhe në BE për nismën e Ballkanit të Hapur, sepse ata duan që gjashtë shtetet t’i kthehen bashkëpunimit. Komisioneri hungarez i BE-së për negociatat e zgjerimit, Oliver Varhelyi, i cili njësoj si kryeministri hungarez, Viktor Orban, është i afërt me regjimin serb, mbështet nismën. Përmes një lidhje video në dhjetor, Varhelyi i bëri thirrje tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës”.
© SYRI.net