Seanca e Kuvendit për demarkacionin mbahet më 1 shtator

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotshme kryetarët e grupeve parlamentare vendosi që seanca e Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Marrëveshjen mbi Shenjëzimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, të mbahet më 1 shtator.

Mbledhja e sotshme e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua pa praninë e gazetarëve, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në të, ndërsa këta të fundit bojkotuan raportimin nga distanca.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në kuadër të kundërshtimeve që kjo Marrëveshje të procedohet për shqyrtim e miratim në seancën e Kuvendit, hodhi gaz lotsjellës në mbledhje. Për pasojë mbledhja u ndërpre përkohësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme