Limaj: Ka ardhur koha e Ramush Haradinajt

Në protestën e sotme në përkrahje të Ramush Haradinajt, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të tij, morri pjesë edhe lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Partneri politik i Haradinajt, Limaj, ka thënë se “po të ishte Ramushi në këtë rast tubimi, çka do të thoshte? Boll më e keni tepruar dhe lëreni rehat Kosovën”.

Limaj në fjalën e tij para protestuesve tha se ata gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë kur u është kërkuar, pavarësisht a ka qenë e drejtë apo e padrejtë dhe e montuar politikisht.

“Shteti duhet t’i japë përkrahje secilit qytetar, çoftë brenda apo jashtë vendit… Ramushi do të kthehet. Ka ardhur koha e Ramush Haradinajt”, tha Limaj nën duartrokitjen dhe brohoritjen e protestuesve, duke porositur në fund se “ne nuk mund të fyhemi e as ofendohemi nga pasardhësit e Millosheviqit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme