Haradinaj falënderon shqiptarët: Jam njëri prej jush, s’shkel mbi lirinë e popullit tim!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në liri me kusht në Francë ka falënderuar sërish mbështetësit e tij, ndërsa shtoi se ndihet krenar për popullin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i AAK-së, theksoi se ‘Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim’.

STATUSI I PLOTË I HARADINAJT:
Të dashur bashkëkombasit e mi,
Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!
Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.
Juaji Ramush Haradinaj

Ndërkohë, sot avokati i Haradinajt, Arianit Koci bëri thirrje për protesta, duke na bërë të mendojmë se klineti i tij rrezikon diçka. Koci shprehet se sulmi i Serbisë ndaj Ramush Haradinajt është edhe sulm ndaj Kosovës. Në një postim në Facebook ai theksoi se dobësitë e armikut nuk duhet të konsiderohen si meritat tona, por ato mund të shfrytëzohen që të arrihet te fitorja.

“E fitorja e jonë është kohezioni i gjithë shoqërisë sonë kosovare, të rasti i Ramushit. Sulmi i Serbisë në Ramushin është sulm në Kosovën. Prandaj, nesër jemi të gjithë në protestë. Partiak dhe apartiak. Për Ramushin, për Kosovën”, ka shkruar Koci. Pak ditë më parë Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004-ën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme