A e dini çfarë fshihet nën Shtëpinë e Bardhë?

1600 Pennsylvania Ave North West është ndoshta adresa më e famshme në botë.

 

Shtëpia ikonike prej 20,000 metra katrorë u bë shtëpi e familjes Trump, pasi Donald mori detyrën e Presidentit.

Prej kur Shtëpia e Bardhë u bë rezidenca e Presidentit John Adams më 1800, shumë sekrete brenda shtëpisë kanë dalë përgjatë viteve, transmeton Gazeta Express.

Por ajo çfarë shumica nuk e dinë është se nën këtë shtëpi ndodhet një qendër sekrete shopingu.

Nën ndërtesën e famshme ndodhet Dhoma e Situatave, në të cilën Presidenti dhe këshilltarët e tij mund të takohen gjatë krizave.

Por kjo nuk është e gjitha çfarë ndodhet aty – përgjatë Dhomës së Situatave është një ‘mini-qendër shopingu’.

Edhe pse ndoshta nuk i përshtatet shijes së shtrenjtë të Melanias, qendra ka një luleshitës, marangoz dhe madje edhe një dentist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme