Bisedimet me Prishtinën do të duhej të transferoheshin nga Brukseli në Moskë, mendon Beogradi.
Të paktën kështu ka thënë Bratislav Jugoviq, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste.
Ai në deklaratën për “Vesti” thekson” se kjo nuk është dëshirë, por domosdoshmëri, sepse Rusia është aktor i patejkalueshëm gjeopolitik pa të cilin nuk mund të zgjidhet asnjë problem”.
Sipas këtij portali serb, transmeton Koha.net, ai ka zbuluar se rusët mund të zgjidhin edhe problemin e të drejtës së pronës të serbëve në Kosovë.
“Të shpërngulurve serbë që nuk ua kanë shitur shtëpitë dhe pronën shqiptarëve duhet dhënë shtetësinë ruse e të shohim si do të mund të uzurpohet pasuria e shtetasve të Rusisë”, ka thënë Jugoviq.
Moska, ka thënë ai, me një ligj special do të mundësonte dyshtetësi për serbët e ata duke ruajtur pronën do të ruanin edhe integritetin e Serbisë në Kosovë.