Gërvalla: Po i rrisim masat për sigurinë e kufijve të Kosovës

“Me plot siguri mund të themi që Kosova është e sigurt dhe çdo ditë po punojmë që të mbetet e tillë. Jemi duke rritur vigjilencën dhe masat për sigurinë e kufijve tanë bashkë me BE-në dhe NATO-n. Kosova ka miq të fortë dhe trupa të NATO-s në vend”, ka thënë ajo.

Siç theksoi ajo, gjatë këtij takimi është ngritur edhe diskutimi në lidhje me fqinjët e përbashkët, Serbinë.

“Serbia është shndërruar në vendin e vetëm në rajon në të cilin Rusia mund të operojë financiarisht dhe ushtarakisht. Një qasje e tillë është në kundërshtim me qëndrimin e BE-së dhe NATO-s dhe rrezikon sigurinë ne Ballkan”.

“Nga homologu im kërkova që Hungaria si anëtare e BE-së dhe NATO-s he si shtet mik i Serbisë, të angazhohet më konkretisht për një ndryshim të qasjes shumë agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”.

Gërvalla ka deklaruar se presin nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrin masa paraprake për të ndaluar Serbinë të bëj atë që Rusia po bën me Ukrainën.

Ministrja ka listuar krahasimet e veprimeve të Putinit në Rusi me ato që Vuçiç po bën me Kosovën.

“Kosova kërcënohet edhe sot nga Serbia, ashtu siç është kërcënuar Ukraina nga Putini. Ashtu si Putini me Ukrainën edhe Aleksandër Vuçiç ia mohon Kosovës të drejtën për të ekzistuar”.

“Ashtu si Putini në Ukrainë edhe Vuçiç manipulon faktet historike dhe Kosovën e quan pjesë të përhershme të Serbisë. Ashtu si Putini në Ukrainë, Vuçiç gënjen dhe pretendon që po kryhen krime ndaj serbëve në Kosovë. Ashtu si Putini në Ukrainë dhe Bjellorusi, Vuçiç propagandon të drejtën e Serbisë për të dominuar rajonin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme